Partia Demokratike ka reaguar lidhur me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e investimeve në Shqipëri. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e konsideron raportin si një aktakuzë realiste mbi gjendjen ku ndodhet sot ekonomia shqiptare. “Ky raport provoi edhe njëherë denoncimet me fakte të opozitës shqiptare për kriminalizimin e ekonomisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës.”, shkruan Bardhi. Sipas tij “Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembërojnë konkurrencën në treg. Raportimi i investitorëve se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale, është faktori kyç që mban larg investimet e huaja nga Shqipëria”.