Ekipet e kërkim-shpëtimit të Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe Delta Forcës shpëtuan pas një operacioni prej 8 orësh katër turistë polakë që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Katër turistët polakë, gjatë eksplorimit të kanioneve të Gjipesë ranë mesditën e së dielës në një greminë dhe si pasojë, njëri prej tyre ishte dëmtuar.