Në një bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Sipas tij, dokumenti goditi fort qeverisjen e Edi Ramës. ‘Së fundi, Edi Ramës, narkodiktatorit të Tiranës po i del boja në të katër anët e botës. Organizata të mëdha politike ndërkombëtare e kanë demaskuar atë. Por një raport tjetër që vjen Komisioni Evropian për shtetin ligjor, mediat e lira, drejtësinë, damkos Edi Ramën dhe regjimin e tij në mënyrën më të fuqishme.’