Kryeministri Edi Rama vlerësoi saktësinë e parashikimeve të John McLaughlin, sondazhisti zyrtar i Presidentit amerikan, Donald Trump. Ai tha se McLaughlin parashikoi saktë rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe mezi pret parashikimet që do të bëjë për Shqipërinë. Top Channel ka kontraktuar anketuesin, John McLaughlin, duke garantuar parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri me të njëjtin standard si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.