Kryeministri Edi Rama kishte marrë me vete pikturën e ‘Zonjës Drejtësi’ për të ilustruar idenë e tij se sot, drejtësia e re në Shqipëri nuk është në standardet që kërkon sfida e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Rama tha se prokuroria dhe gjykatat e posaçme sot kanë të konsoliduar dhe garantuar pavarësinë falë Partisë Socialiste, por ato duhet të forcojnë profesionalizmin, integritetin dhe standarde europiane hetimi dhe gjykimi dhe jo standarde ruse.