Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano, me rastin e 73-vjetorit të tij. Në një ditë simbolike për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me hapjen e katër kapitujve të rinj negociues me BE, Rama përmes një postimi publik në FaceBook ka nënvizuar rolin e ish-kryeministrit Fatos Nano në transformimin e Partisë Socialiste drejt vlerave europiane.