Në 35 vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan, Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te kërkesat e protestuesve për dorëheqje. Dorëheqjen! Cilën dorëheqjen? Dorëheqjen nga çfarë? Dorëheqjen nga misioni i Partisë Socialiste për të anëtarësuar Shqipërinë, Bashkimin Europian? Kush do shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje? Kush do ulet atje për të negociuar me Bashkimin Europian? Kush do t'i dali për Zot Shqipërisë? Ata që kujtojnë se mjafton të vishesh si flamengo edhe je seksi edhe do të vijnë të tjerët nga mbrapa?