Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në vijim të turit të tij ballkanik dy ditor me në fokus procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur. Shqipëria do të mirëpresë samitin e procesit të Berlinit në tetor, dhe pritet që në një takim paraprak Vuçiç të vizitojë Tiranën më 17 Korrik.