Politika në Shqipëri nuk është në ditët e saj të mira. Madje, mes liderëve ka deklarata në rrjete sociale me mesazhe të qarta politike, dhe përgjigje që vijnë sa nga një palë tek tjetra. Por, ceremonia e 100 vjetorit të luftës së Vlorës ka bërë bashkë krerët e lartë të shtetit, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Gramoz Ruci.