Greqia do të jetë ndalesa e radhës e shefit të ekzekutivit, Edi Rama i cili do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit, së bashku me ministrin e punëve të jashtme, Ferit Hoxha. Për të folur rreth zgjerimit të Bashkimit Europian, bllokimin e ngushticës së Hormuzit, sigurinë energjitike dhe një sërë temash të gjeopolitikës, në Greqi do të mblidhen udhëheqës nga shtete të ndryshme të botës dhe diplomatë.