Pas ndryshimeve në kabinet qeveritar, sikurse është bërë traditë, shefi i ekzekutivit, Edi Rama ka filluar prej 19 marsit takime të formatit retreat me ministrat e kabinetit qeveritar për të bërë një analizë të detajuar dhe për të vendosur piketat kryesore të dikastereve. Të parët që raportuan ishin ministri i energjisë dhe infrastrukturës, Enea Karakaçi dhe ministri i bujqësisë, Andis Salla. Ndërkohë këtë të martë, në vilën qeveriare 30 u paraqitën ministri i punëve të brendshme, Besfort Lamallari së bashku me tre zëvendësministrat Xhemal Qefalia, Silvia Caka e Anisa Ruseti, drejtori i komanduar i policisë së shtetit, Sokol Bizhga si dhe drejtoi i Illyrian Guard, ish deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho.