Kryeministri Rama zhvilloi një takim të zgjeruar me inspektorë, ku theksoi nevojën për një qasje të re në procesin e inspektimit, të bazuar tek transparenca, korrektësia dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes. Sipas Ramës, kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës’. E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh.