Para vizitës në Bruksel, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë në një takim organizativ drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët e majtë. Pas ristrukturimit të të gjitha qelizave të Partisë Socialiste, Rama po ndalet në dhënien e udhëzimeve sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku të majtët synojnë një mandat të kartët qeverisës.