Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Vlorës, kryeministri i vendit ka hedhur akuza te ashpra ndaj Metës, duke e cilësuar si shpërdoruesin më të madh të institucionit të Presidentit. Shkak ka qenë debati për rrugën e Selenicës dhe përplasjet mes Ramës dhe Metës për mos dhënien e lejes për huanë me fondet e Emirateve të Bashkuara. Pikërisht ky bllokim çoi në një përplasje të madhe mes qeverisë dhe presidentit.