Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Parisit ku mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Rama iu abshkua takimit me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Pjesë e këtij samiti ishin krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua koordinimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.