Paqja fiskale nuk ishte thjesht premtim elektoral. Kështu deklaroi shefi i ekzekutivit, Edi Rama i cili shpjegoi se detyrimet tatimore më të hershme se dhjetë vite do të fshihen plotësisht, ndërkohë që do të ketë edhe lehtësira të tjera për debitorët në afate më të shkurtra kohore.