Punonjësit e transportit publik kanë filluar procesin e vaksinimit masiv me vaksinat AstraZeneca dhe Sputnic-V. Transporti publik përbën një ndër vatrat kryesore të përhapjes së koronavirusit, kjo pasi një numër i madh qytetarësh, përdorin autobuzët ndaj edhe ruajtja e distancës dhe masave kufizuese anticovid nuk është gjithmonë e mundshme.