Para se të mbërrinte në Bruksel për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, shefi i ekzekutivit, Edi Rama pati një mesazh për organizatën ‘Reporterët Pa Kufij’, lidhur me shqetësimet e ngritura prej saj për mjedisin mediatik në Shqipëri. Rama servir gjetjet e një start-up shqiptar, gjeneruar përmes një modeli të inteligjencës artificiale, për të argumenuar se në 47 media të monitoruara, zëri i opozitës ze 68.2%.