Në reagimin e radhës për protestat që kanë hyrë në javën e tretë të tyre, Kryeministri Edi Rama thotë se tubimi nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin apo Zvërnecin dhe se qytetarët po keqpërdoren nga mendje të liga. rama - Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Rama këmbëngul se ajo po ndikon në imazhin ndërkombëtar të vendit. Dubel rama - Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit. Si shembull solli marshimin drejt Rinasit dhe bllokimin për disa orë të autostradës Tiranë-Durrës.