Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste u shoqërua me ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve. Me fokusin më të madh tek Tirana, ku synohet që të fitohen të gjitha Bashkitë e qarkut, kreu I PS, Edi Rama vendosi të caktojë drejtues Politik Taulant Ballën, I cili më parë kishte si detyrë Diasporën. Balla do të veprojë në bashkëpunim me Ogerta Manastiriun dhe Damian Gjiknurin.