Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar duke përsëritur edhe njëherë mesazhin se në rrjetet sociale funksionon algoritimi I manipulimit. Në një postim në Facebook, kryeministri ka postuar dy fotografi, të një banese në Durrës dhe të një protestueseje, e cila sipas kreut te qeverisë ka ndërtuar një shtesë pa leje por nuk pranon fondin e shpronësimit. Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar. Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak”, shkroi Rama duke theksuar se kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale.