Nis shitja e energjisë nga HEC-i i Moglicës, hidrocentrali më i madh në projektin hidroenergjetik të Devollit, duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. I pranishëm sot për të parë nga afër veprën gjigante që është ndërtuar, ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë Belinda Balluku.