Kryesocialisti Edi Rama u ndal në Elbasan këtë të enjte, ku gjatë një bashkëbisedimi me bizneset prezantoi ‘Paqen Fiskale”. Sipas Ramës, kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re, më të drejtë dhe më të parashikueshme me shtetin.