Top News – Rama prezanton planin e PS/ 40% rritje pagat e mësuesve dhe mjekëve
15/03/2021 13:02

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash në mandatin e tretë me 40% për mësuesit, bluzat e bardha dhe 30% për punonjësit e administratës publike. Ndërsa e ka bërë të qartë vendosmërinë për të mbajtur të pandryshuar pagat e ministrave e deputetëve deri në vitin 2025. “Jam unë i pari nuk janë mjekët e infermierët, as mësuesit e policët, që e di që nuk mjafton, e ndaj në mandatin e tretë pagat e mësuesve do të rriten edhe 40% më shumë dhe po ashtu 40% do rriten dhe të bluzave të bardha që kanë njohur rritjen më të lartë historike në këtë mandat të dytë të PS. 30% do rriten edhe pagat e punonjësve të administratës publike. Ndërkohë që pagat e qeveritarëve e parlamentarëve as janë rritur as do rriten asnjë qindarkë deri në 2025″. Kreu i qeverisë i ka bërë një thirrje bizneseve të vogla që të kenë kujdes nga premtimi i opozitës për taksat, duke theksuar se me partinë socialiste, Taksa për 100 mijë biznese të vogla do mbetet zero deri në 2029. Bizneset e vogla që deri në 2013 paguanin taksë të sheshte 10%, me përgjysmimin e taksës që ditën e parë të qeverisjes sonë u kemi kursyer 200 mln usd. Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur të bëjnë kujdes shumë në 25 prill, ndërkohë që sot e kanë zero të kenë shumë kujdes, mos harroni se për ata që quheshin biznes i vogël deri në 80 mijë dollarë xhiro në vit e jo deri në 140 mijë dollarë xhiro si sot, pa harruar tvsh zero që keni sot deri në 100 mijë dollarë.Rrini drejt e na mbështesni në rrugën e re për ju me zero taksë se rruga e tyre e vjetër që ju ka cuar për dreq katër herë se jeni pikërisht ata që fitoni më pak, kurse këta janë ata që juve ju marrin me shumë, e më pak u marrin atyre që fitojnë më shumë, s’ka mundësi që këtë herë t’ju dalë për mirë, se prapë për dreq do dalë, nëse dilni nga rruga e re”. Duke thumbuar opozitën dhe koalicionin e tyre, Rama iu drejtua me një mesazh të gjithë elektoratit opozitar: “O njerëz a do e kuptoni apo jo e kur do e kuptoni, e kam me të gjithë ata që u venë atyre pas që këta s’janë as për ju e as për Shqipërinë por për xhepin e rrethin e tyre sic kanë qenë gjithmonë sa herë që u ka rënë Shqipëria në dorë dhe që e kanë cuar për lesh dhie.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40