Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Gjermani, ku mori pjesë në punimet e Ruhr Summit. Samiti bëri së bashku startup-e, kompani të konsoliduara, korporata, investitorë, profesionistë dhe krijues të së ardhmes duke ofruar një platformë unike për shkëmbimin e ideve, ndërtimin e partneriteteve dhe promovimin aktiv të inovacionit. Kryeministri Rama iu adresua të pranishmëve në nisje të punimeve të Samitit me temë: “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”,