Kryeministri Edi Rama priti ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, të cilin përmes një mesazhi në rrjetet sociale e konsideron si mik të cmmuar dhe mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë. Këtij shënimi në shqip, Rama i bashkangjit edhe dy fjali në greqisht, ku shkruan: ‘Shumë faleminderit i dashur Niko! Të uroj udhëtim të mbarë për në shtëpi”. Veç Ramës, Dendias kishte në agjendë edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin dhe kryepeshkopin Joan. Në qendër të diskutimeve me zyrtarët shqiptarë mediat greke kanë renditur bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s, siguria rajonale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.