Rama: “Problematikës së protestës ne do t'i drejtohemi në mënyrë të strukturuar, jo me llafe, dhe do të duhet të bëjmë një reflektim serioz” Pushteti i tij po përballet me protestën më rezistente dhe afatgjatë të këtyre viteve, dhe në vlerësimin e kryeministrit Edi Rama qeveria do të duhet të lexojë mesazhin qytetar. Megjithatë, ai i qëndron bindjes së tij se faktorë të huaj dhe njerëz me precedentë penalë po marrin peng protestën.