Udhëheqësit e 48 vendeve europiane u mblodhën këtë të hënë në Jerevan të Armenisë për të mbajtur samitin e tetë të Komunitetit Politik, një nismë e Presidentit francez, Emmanuel Macron që bën bashkë vendet e Bashkimit Europian dhe vende e tjera kandidatë që duan të anëtarësohen në union. I pranishëm në këtë samit është edhe Kryeministri Edi Rama, që gjatë fotos familjare u pa teksa shkëmbente batuta me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.