Ne perfundimin e takimit me presidentin francez Emanuel Macron, kryeministri Edi Rama zbardhi temat e diskutuara me shefin e Elizesë në atë që u përshkrua si një `drekë pune`. Macron i rezervoi një pritje mjaft të ngrohtë kreut të ekzekutivit shqiptar, ndalesa e fundit e të cilit në Francë ka qenë majin e 2018-tës. Rama sqaroi se nuk do të jetë ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.