Top News – Rama paralajmëron kontrollorët/ ’Kush nuk kthehet, s`ka vend në Albcontrol’
07/04/2021 21:53

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një paralajmërim të hapur kontrollorëve të trafikut ajror, greva e të cilëve paralizoi punën në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit. Teksa ministrja Balluku nuk përjashtoi më herët edhe masat ligjore, shefi i ezekutivit u tregoi si fillim vendin e punës. Kush nuk kthehet të kryejë detyrën e tij, të mos paraqitet më! “Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!” , ka shkruar kryeministri. Sindikata e Pavarur e Kontrollit Ajror duket se i ka drejtuar më parë disa letra institucioneve, përfshirë dhe kreun e ekzekutivit ku ankohej se u shkruante se situata e uljes së pagave është e paprecedentë, e i ka shtuar punonjësve stresin në punë. Ne letrën e shkruar në 22 shkurt, theksohej se vendimi për uljen e pagave ishte marrë vitin e kaluar dhe efektet financiare të tij kanë nisur që në datën 1 prill 2020. Vendimi, nga sa pohohej aty, është marrë pa asnjë konsultim me sindikatën, ndërkohë që Alcontroll kishte marrë financim 50% nga EuroControl, financim ky që sipas sindikatës bën të mundur vazhdimësinë normale të pagesës së pozicioneve esenciale të punës, praktikë e zbatuar në të gjitha qendrat e trafikut ajror në Europë.

Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15
Top News – Sekuestrohen pronat e Suel Çelës në Itali. Mbi 7 mln euro ndërtesa, llogari e kompani
03/07 15:13
Top News- 63 dëshmitarë për ‘5D’/ Gjyqi ndaj ish drejtorëve të bashkisë Tiranë
03/07 15:03
Top News – Sokol Meqemeja merr tender nga Albpetrol. Dyshimet për konflikt interesi
03/07 13:11
Top News – A do t’u mungojë Parlamenti? Flasin deputetët që nuk u zgjodhën më 11 maj
03/07 13:08
Top Channel/ Ngjarja në Astir! Video e arrestimit të një prej autorëve, si tentoi t’i shpëtonte
03/07 13:06
Top News- Rrugorja aksion në të gjithë Tiranën/ 11 shoferë të arrestuar dhe proceduar në 72 orë
03/07 12:55