Largimi i krahut të punës drejt vendeve të Bashkimit Europian, do të luftohet me masa shtrënguese nga qeveria. Kryeministri Rama sqaroi se do të përjashtohen nga tenderat apo edhe nga dhënia e lejeve të ndërtimit të gjitha ato kompani që paguajnë punonjësit nën vlerën e tregut.