Duke folur dy ditë përpara se dhjetëra liderë dhe zyrtarë europianë të zbarkojnë në Tiranë, Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh të qartë Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kreu i qeverisë shqiptare komentoi për herë të parë deklaratën e Vucic se do të marrë pjesë në Samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, duke i bërë thirrje kreut serb të reflektojë. Sipas kryeministrit Ramëa marrja pjesë është e vetmja rrugë që ka Vuçiç. Bojktoi, tha ai, do të ishte katastrofike për të dhe për Serbinë.