Një lumë komentesh negative në faqen zyrtare të kryministrit Rama, fill pas postimit të fotos me dy kampionet kosovare olimpike të Tokios, e shtynë këtë të fundit të replikonte me komentuesit nëpërmjet një shkrimi e analize të gjatë. Akuzave të shumë atyre, të cilët e cilësuan Ramën ‘tradhëtar’ duke sjellë në fokus marrëveshjen ‘Ballkan i hapur’, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke rikujtuar kërkesën e tij në zemër të Beogradit.