Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shkarkon zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për të mos krijuar precedentin, ku të nesërmen gjykatat të mund të ndryshojnë sa herë të duan përbërjen e një qeverie. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama tha se shembullin e marrëveshjes për fluturimet direkte me Kanadanë e solli si një ndër dhjetëra rastet e punës së bllokuar për shkak të pezullimit të Belinda Ballukut, jo për nga rëndësia që kjo marrëveshje mbart në krahasim me punë të tjera të Qeverisë.