Takimi informal dyditor i Edi Ramës me ministrat, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të Qeverisë nuk pati diskutime në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë. Burime të Top News pohojnë se mbledhja larg vëmendjes së publikut pati si qëllim prezantimin e programit sektorial të ministrive dhe institucioneve, planet e investimit për të ardhmen dhe ecuritë e projekteve aktuale.