Protesta e thirrur nga Berisha ditën e samitit të 6 dhjetorit kushtëzohet nga masat e rrepta të sigurisë, që do të hyjnë në fuqi për të siguruar liderët europianë. Rama nuk bën asnjë hap pas nga perimeteri i sigurisë i vendosur ditën e Samitit, duke e konsideruar një standard të panegociueshëm të Këshillit të Europës. Rama hodhi poshtë pretendimet se në një rezolutë, Parlamenti Europuian kundërshton nismën e ‘Ballkanit të Hapur.’