Me ftesë të Presidentit Donald Trump, dhjetëra udhëheqës botërore udhëtuan drejt Uashingtonit, ku në Institutin Amerikan të Paqes do të mbahet mbledhja e parë e Bordit te Paqes. Pjesë e tryezës do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se pritet nje mbledhjeje fondesh, prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, e cila është shkatërruar nga lufta me Izraelin dhe vazhdon të përballet me një krizë humanitare.