Pas Gjermanisë dhe Estonisë, Koreja e Jugut është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama. Shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe një delegacion shqiptar, shefi i ekzekutivit do të kryejë një sërë takimesh për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht në pikëpamje të teknologjisë dhe inovacionit.