Kryeministri Edi Rama mblodhi në Kuç të Vlorës kryetarët e bashkive për të filluar takimet konsultative për hartën e re administrative-territoriale, ku socialistët propozojnë reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 të tilla. Pjesë e takimit është edhe kryetari i komisionit të posaçëm të reformës territoriale, Arbjan Mazniku dhe ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo.