Veshur me një bluzë me flamingo, kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në kalanë e Rozafës me rastin e 35 vjetorit të themelimit të partisë që drejton, në ndërkohë që në kryeqytet protestuesit marshonin duke kërkuar dorëheqjen e tij nga detyra. Nga Shkodra, Rama ju përgjigj ambjentalistëve që protestonin poshtë zyrës së tij, duke thënë se më herët flamingot dhe pelikani kaçurel ishin shënjestër e gjuetarëve, e sot situata është krejtësisht ndryshe.