“Çështja çame kërkon veprim jo fjalë”, ishte ky mesazhi që protestuesit përcollën ditën e 27 të protestës, ku edhe njëherë u kërkua njëzëri largimi I qeverisë. Protestuesit përsëritën kërkesat e tyre, ndërsa thanë se e shtuna do të mbledh më shumë njerëz në shesh, pasi do të jetë protestë kombëtare. Pankartat e flamujt kuqezinj nuk munguan as këtë të premte. Ndërsa 4 korriku, sipas protestuesve do të një të gjithë shqiptarët bashkë në një protestë mbarëkombëtare. Si çdo herë, protestuesit marshuan drejt rrugëve të kryeqytetit.