Top News / Rama në Berlin për samitin / Integrimi, javë e deçizive për Shqipërinë
13/10/2024 17:09

Shqipëria shënon hapa të qëndrueshëm drejt unionit europian më 14, 15 dhe 16 tetor, kur axhenda ndërkombëtare do të prevalojë arenën politike. Kreu i qeverisë, Edi Rama do të udhëtojë fillimisht drejt Berlinit, ku këtë të hënë mbahet samiti i Procesit të Berlinit. Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel mbush një dekadë që prej themelimit të saj, dhe në këtë përvjetor të veçantë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere do të mblidhen në Berlin, për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin rajonal, tregun e përbashkët dhe axhendën e gjelbër të Ballkanit Perëndimor. Më 15 tetor, mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Luksemburg. Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitujt e parë ku përfshihen: Funksionimi i institucioneve demokratike, Reforma e administratës publike, gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar. Ndërkohë më 16 tetor, pritet që Komisioni Europian të miratojë fondin që do i alokohet Shqipërisë në kuadër të planit të rritjes. Sipas përllogaritjeve paraprake dhe jozyrtare, parashikohet që Shqipëria të përfitojë rreth 922 milionë euro nga ky plan, pas përpilimit dhe depozitimit të planit të reformave që vendi ynë do të ndërmarrë në kuadër edhe të përafrimit me unionin europian.

Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28