Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar një mesazh që thotë se i është dërguar nga një qytetar vlonjat, së bashku me pamje nga zona ku parashikohet të zhvillohet investimi. Në postimin e tij, Rama shprehet se videoja pasqyron gjendjen aktuale të territorit, të cilin e përshkruan si të ndotur dhe të lënë pas dore.