Kryeministri Edi Rama i ndan protestuesit në dy kategori. Grupi i parë, sipas tij, janë ata që protestojnë paqësisht dhe me kërkesa të drejta, për të cilat qeveria do të reflektojë. Grupi i dytë, grupi i dhunshëm që sipas tij është më i paktë në numër, përbëhet nga një larmishmëri radikalësh ideologjikë, fetarë dhe kriminelë. Për këtë grup pati një paralajmërim të drejtpërdrejt.