Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit, mirëpo ku kanë kaluar pothuajse 2 vjet, kjo ende nuk ka ndodhur. Nga Haga, ku ndodhet për vizitë, kryeministri Edi Rama tha dërgimi i çështjes së detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare është në interes të të dyja palëve, megjithatë thekson se ende nuk ka një marrëveshje konkrete. Në takimin e tij me zëvendës Presidentni, Kirill Gevorgian, Rama shtoi se palët po punojnë për t'i qëndruar angazhimit të tyre për të ecur përpara në këtë drejtim.