Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë zhvilluar një video-konferencë të mbajtur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas mediave serbe, takimi nisi në orën 10 dhe në qendër të bisedimeve të tre udhëheqësve diskutuan zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Në nëntor 2020 Vuçiç dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti.