Kryeministri Rama zhvilloi një takim informues me sipërmarrës të agroturizmit, në kuadër të angazhimit të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori strategjik, ku u prezantuan instrumentet ekzistuese dhe programet e reja që do të vihen së shpejti në dispozicion të të gjithë atyre që duan të jenë protagonistë në këtë fushë, - ku theks të veçantë u vendos tek Paketa e Maleve, e cila, sipas kreut të qeverisë, po shënon një rritje të ndjeshme të interesit dhe aplikimeve në të gjithë territorin e vendit.