Përpara se të merrte pjesë në punimet e asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama u ndal në Michigan për t’u takuar me emigrantët shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë përtej oqeanit. Atje shqiptarët i gjeti të ndarë në dy grupe, me një pjesë që priste të dëgjonte fjalimin e tij në sallën ku ishte njoftuar të mbahej takimi me diasporën dhe një pjesë tjetër që protestonte në bulevard me thirrjet: Rama ik!