Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në ndalesën e parë të axhendës së tij në SHBA, përpara angazhimeve në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rama konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, ndërsa e cilësoi të gabuar vendimin e gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK.