Top News – Rama me pensionistët, flet për protestën, flamingot, sorrat dhe korbët
02/07/2026 12:10

Kryeministri Edi Rama mblodhi një grup të moshuarish, ku foli për bonusin e verës që ndau me vendim qeverie dhe protestën që ka hyrë në muajin e dytë të saj kundër qeverisë që drejton ai. “Sot është gjë shumë e madhe që është bërë bulevardi i Tiranës si karnavalet e Rio de Janeiro, që i ndjek gjithë bota. Apo jo? Shkojnë njerëzit, dalin, propozohen, dashurohen, ndahen, martohen në bulevard dhe kjo tregon që ne kemi krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë edhe në këtë formë liria dhe demokracia. Ca dalin atje, ca shohin futboll, ca luajnë basketboll, ca pinë kafe. Po kjo, "çohu nga kafja", "çohu nga kafja", thoshin skuadronet e Benito Mussolinit përpara se të vendosej atje ajo që erdhi më pas. "Çohu nga kafja" ishin edhe ato këmishat e murrme të atij tjetrit atje në Mynih. "Çohu nga kafja" s'ka. Kush do të rrijë në kafe, do të rrijë në kafe. Kush do të shkojë në punë, do të shkojë në punë. Kush do të protestojë, le të protestojë. Dhe tjetra, patjetër që ne po përpiqemi ta lexojmë si duhet mesazhin, sepse protesta nuk është vetëm ajo që thuhet. Protesta është edhe ajo që nuk thuhet, edhe për mirë, edhe për keq. Protesta është ajo që nuk thuhet kur dalin atje shërbëtorë të paguar, mercenarë të ardhur nga Prishtina dhe nga Tetova dhe që bëjnë si diasporë, por është edhe ajo që nuk thuhet nga shumëkush që është aty, që nuk ka dalë atje për të bërë rrëmujë, por ka dalë atje sepse do më mirë këtu, më shumë aty, më bukur aty. Perfekt. Dhe këto janë të ndara. Diktaturën dhe demokracinë, kjo i dallon. Në diktaturë, protestuesi është gjithmonë një kërcënim për interesat kombëtare dhe një armik që shfaqet e që duhet goditur, sepse në diktaturë prezumohet që diktatori, qeveria dhe pushteti kanë gjithmonë të drejtë. Në demokraci prezumohet ndryshe. Qeveria është aty për të marrë vendime, por çdo vendim i qeverisë mund të kontestohet qoftë edhe nga një individ i vetëm, dhe ai ka të drejtën ta bëjë këtë kontestim pa u cenuar. Dhe, nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithkush ka të drejtë të kontestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti, nuk e ka individi, dhe kush përdor forcë kundër shtetit, pastaj futet në tjetër territor, për shkak se demokracia qëndron te ky pakt.

Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03